Maqedoni, tek spitalet më kritike do të ketë sigurim profesional dhe do të vëzhgohen nga MPB

17:04 | 13 Shtator 2019

Do të ketë sigurim profesional tek spitalet më kritike siç janë Qendra Urgjente, Klinikat për kardiologji dhe toksikologji dhe spitali i vjetër i qytetit ‘Shën Naumi i Ohrit’. Gjithashtu ekipe të MPB-së do të jenë të pranishme rreth spitaleve.

Kjo sot u dakordua në takimin tek ministri Oliver Spasovski ku të pranishëm ishin kryetarja e Odës së Mjekëve, Kalina Stardelova, ministri i Shëndetësisë, Venko Filip;e, përfaqësues së Odës së motrave medicinale dhe Shoqata e mjekëve të rinj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Këto janë sulme që nuk kanë asnjë logjikë. Edhe në të kaluarën ka pasur sulme të ngjashme, një kirurg u qëllua. Për këtë ka dënim me burg. MPB vërtetoi se do të përforcojë angazhimet për ta zbatuar këtë”, tha Filipçe.

Takimi i sotëm u nis pas disa incidenteve që ndodhën ndaj personelit mjekësor në Maqedoni. Incidenti i fundit ishte pardje në spitalin ‘Shën Naumi i Ohrit’, ku njëri prej sulmuesve është arrestuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara