Nëpërmjet një njoftimi të LSDM thuhet “s’ka dyfytyrësi më të madhe nga ajo kur Mickoski thotë se partia e tij do të luftojë më shumë për paga dhe pensione më të larta”.
“OBRM-PDUKM 11 vite kishte kohë të rrisë pagat dhe pensionet e qytetarëve, por në vend të kësaj u përkushtua në tenderët kriminal dhe pasurim persona”, shprehen nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ata shtojnë se OBRM-PDUKM me vite i mbajti pagat e ngrira dhe deklaronte se nuk është e mundshme rritja e pagave ndërsa pensionistët në mënyrë të rregullt manipuloheshin.
“Edhe në opozitë, OBRM-PDUKM përfaqëson vetëm interesat partiake e jo interesat e qytetarëve për shkak se kundërshtonte gjithçka që do kishte më shumë para për qytetarë”, shprehen nga LSDM.
Sipas tyre, LSDM rriti pagën nga 9.000 në 14.500 denarë ndërsa paga mesatare gjatë qeverisjes së tyre është rritur për 3.000 denarë, gjegjësisht nga 22.889 denarë në 25.726 denarë.
“Nga muaji i ardhshëm mbi 320.000 pensionistë do të marrin 700 denarë pension më të lartë”, shprehen nga LSDM duke shtuar se deri në fund të vitit, pensionet do të rriten edhe për 200 denarë.
Rama ndan reportazhin e BBC: Lini, vendbanimi më i vjetër li...
Osmani priti në takim lamtumirës koordinatorën e Kombeve të ...
OKB: Një në pesë fëmijë i kequshqyer në Gaza
Mediat ndërkombëtare i bëjnë thirrje Izraelit të lejojë qasj...
Prishtina publikon 11-shen ndaj Larnes
Celina shënon në fitoren e AIK-ut