Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim nënkryetarin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, i shoqëruar nga shefja e programit “Education unlimited e.V.”, Kerstin Zielosko, kryetari i Komunës Korntal-Münchingen (Shtutgart), Joachim Wolf, drejtori i Rosenstein-Secondary-school në Heubach (Schwäbisch Gmünd), Miller, administratorin e EDEKA Südwest, Rudolf Matkovic, shefen e Deskut të Wieland, Angela Schweizer.
Në takim morën pjesë edhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, dhe Jan-Axel Voss, Zëvendës shef i misionit gjerman.
Nënkryetari i Parlamentit Evropian, Wieland, shprehu entuziazmin për formimin e qeverisë së re dhe për synimin e saj për ta luftuar korrupsionin. Korrupsioni e rrit mosbesimin e qytetarëve dhe e bën të pamundur funksionalizimin e vërtetë të institucioneve.
Kryeministri konfirmoi nga ana e tij këtë pritshmëri të brendshme dhe të jashtme. Zhvillimi i ekonomik sjell punësim dhe luftimi i korrupsioni sjell drejtësi. Lufta ndaj korrupsionit do të bëhet në koordinimin e tërë aktorëve.
Mes temave të tjera të përmendura prej Wieland ishin shkëmbimi i përvojave në fushën e arsimit, vënia e theksit në politikat komunale, nxitja e edukimit në fushën e administratës publike si dhe nxitja e prodhimit vendas.
Ndaj edhe kryeministri Kurti nënvizoi se investimet nga jashtë ndihmojnë strukturimin e ekonomisë së brendshme. Pikënisje është mërgata e cila duhet të ndjehet e sigurtë. Investimi i saj do të gjejë këtu punën dhe ligjin. Suksesi i mërgatës në Kosovë do të shërbejë si dëshmi për investuesit e tjerë të huaj. Për punën vlen modeli i sistemit dual, sipas përvojës së Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës. Ndërlidhja e arsimit cilësor me korrektësinë e tregut të punës përbën një strategji që e tejkalon mandatin elektoral. /arbresh.info/
A do të bashkëpunojnë VV dhe Nisma për konstituimin e Kuvend...
Egli Tako ‘ndez debat’ me deklaratën në një koncert: A ka sh...
Restelica bëhet me depo mbeturinash
Flet njëri nga personat me trup të shkurtër për trajtimin që...
Alergjitë dhe stina e lindjes – A tregon sezoni i viti...
Festa e ditëlindjes së Yamalit, ylli i Barçës përballet me p...