PDK: Ja pse LDK-në dhe VV-në i bashkon Asociacioni me kompetenca ekzekutive

15:53 | 16 Shtator 2020

Zyrtari i lartë i PDK-së, Betim Gjoshi, përmes një shkrimi në facebook thotë se LDK-në dhe LVV-në i bashkon asociacioni me kompetenca ekzekutive.

Gjoshi thotë se edhe pse këto dy parti nuk janë bashkë në pushtet ata kanë të përbashkët premtimin për Asociacionin me kompetenca ekzekutive, shkruan Arbresh.info.

“Sot qyetatrët e Republikës së Kosovës duhet të marrin përgjigje në këto dy çështje –

1). Albin K. dhe Vetëvendosje duhet të tregojnë se çka saktë janë pajtuar me zyrtarët e BE-së se janë në gjendje që t’i japin Serbisë si kompromis vetëm e vetëm për të marrë mbështetje publike prej tyre?

2). Avdullah Hoti duhet të kundërshtojë hapur dhe pa asnjë hezitim se nuk do të pranojë asnjë diskutim për të rihapur tema që janë mbyllur”, shkruan ai.

Ky është postimi i plotë:

LDK-NË DHE VV-NË I BASHKON ASOCIACIONI EKZEKUTIV

LDK-ja dhe Vetëvendosje nuk janë bashkë në Qeveri prej qershorit, por këto dy parti politike e kanë të përbashkët një gjë – këto e kanë premtuar Asociacionin me kompetenca ekzekutive.

Ky asociacion me kompetenca ekzekutive për komunat me shumicë serbe është mbështetur në heshtje nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin K. sa ishin në Qeveri. Kjo është veç njëra prej arsyeve pse disa zyrtarë evropianë kanë qenë kundër rrëzimit të Qeverisë antiamerikane të udhëhequr nga Albin K. dhe Vetëvendosje.

LDK-ja kishte heshtur për këtë sa ishte në Qeveri, por edhe sot kryeministri Avdullah Hoti në heshtje ka vendosur të merret me një temë të rrezikshme për Republikën e Kosovës.

Ky kryeministër po përgatitet të negociojë në Bruksel vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës për Asociacionin.

Sot qyetatrët e Republikës së Kosovës duhet të marrin përgjigje në këto dy çështje –

1). Albin K. dhe Vetëvendosje duhet të tregojnë se çka saktë janë pajtuar me zyrtarët e BE-së se janë në gjendje që t’i japin Serbisë si kompromis vetëm e vetëm për të marrë mbështetje publike prej tyre?

2). Avdullah Hoti duhet të kundërshtojë hapur dhe pa asnjë hezitim se nuk do të pranojë asnjë diskutim për të rihapur tema që janë mbyllur.

Thirrjet e Presidentit Thaçi për rrezikun e rihapjes të çështjes së Asociacionit duhet të alarmojnë LDK-në që ka rol prijës në këtë dialog. Kjo parti dhe aleatët e saj në qeveri janë tërësisht përgjegjës për çdo devijim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara