LDK: Amerika kërkoi formimin e Qeverisë, zgjidhjen e situatës ta bëj VV-ja

13:29 | 13 Janar 2020

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka qëndruar  sot në zyrat e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK).

Pas takimit, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu  bëri të ditur se në takim u bisedua edhe për arritjen e marrëveshjes, shkruan arbresh.info.

“Me ambasadorin kemi biseduar për çështje që janë aktuale, interesimi ynë dhe i Amerikës është që Kosova të ketë sa më shpejt Qeveri”, tha Veliu.

Ndërsa zgjidhjen e situatës aktuale, sipas Veliut duhet ta bëj VV-ja, raporton arbresh.info.

“Zgjidhjen për situatën aktualë e bëjnë ata e jo ne”, ka shtuar Veliu.

E para pak minutash në Lidhjen Demokratike të Kosovës ka qëndruar ish-shefi i ministrit të OSBE-së, William Walker.

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli ka bërë të ditur se nënkryetarja e kësaj partie, Vjosa Osmani e ka informuar Walker-in për rrjedhën e bisedimeve për arritjen e koalicionit.

Avdyli ka thënë se Osmani ka bërë të ditur gjithashtu se koalicionin VV-LDK do të ndodhë shumë shpejt./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara