Kandidati për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti, tregoi se si do t’i qasen dialogut me Serbinë.
“Ne si Qeveri e kemi të qartë si do t’i qasemi dialogut me Serbinë, duke vendosur pika të qarta se çka dialogohet dhe çka nuk dialogohet, nisur nga fakti që nuk dialogohet për kufijtë e as për territorin e vendit, as për aspekte të sovranitetit shtetëror të Kosovës.
Nuk dialogohet për rendin kushtetues që ka Kosova, kjo i përjashton krijimin e pushteteve të ndërmjetëm apo shkëmbimin e territoreve. Për çështje të tjera, ne duhet të jemi të gatshëm dhe do të jemi të gatshëm të ulemi në tavolinën e dialogut dhe të negociojmë me Serbinë, të ndërmjetësuar nga BE dhe SHBA”, deklaroi Hoti në “Click”.
Hoti ka akuzuar Kurtin se ishte i frikësuar të marrë përgjegjësi për të vazhduar dialogun me Serbinë./lajmi.net/
Pas shuplakës në Big Brother, flet për herë të parë Joz Mark...
Sherr me sende të forta në Lumin e Shalës, disa të rinj të p...
Ushtarët kroatë të KFOR-it patrullojnë në Vërmicë për të gar...
Prishtina gati për përballjen ndaj Larne-s në Ligën e Konfer...
Arrestohen dy kosovarë në Kroaci, dyshohet se dhunuan një 28...
Apel nga Ministria e Shëndetësisë – këshilla si të mbroheni ...