Policia e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX, aktualisht po qëndrojnë në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Bastisje është”, deklaroi para medieve Faton Klinaku, sekretari i organizatës.
Kësaj organizate, kohëve të fundit i janë dorëzuar mijëra dosje që pretendohet se kanë rrjedhur nga Gjykata Speciale, në Hagë.
Në mesin e këtyre dokumenteve pretendohet se ishte edhe propozim-akuza ndaj ish-eprorëve të lartë të UÇK-së.
Deri më tani kësaj zyre i janë dorëzuar kopje fizike, por personat e paidentifikuar kanë parlajmëruar se do të dorëzojnë edhe më tutje materiale përmes CD-ve.
Ekipi i portalit arbresh.info po qëndron pranë zyrave të OVL të UÇK-së dhe do të ju informojë për zhvillimet./arbresh.info/
Temperaturat në Greqi arrijnë në gati 46 gradë Celsius
Parashikimi i Motit për vikend
Mbyllet përkohësisht ura e Milotit, konstatohet rrezik serio...
Superliga e basketbollit nis më 4 tetor, shtyhet Superkupa
Arrestohet polici për aksidentin në rrugën Prishtinë-Mitrovi...
Britania do të evakuojë fëmijët nga Gaza për trajtim mjekëso...