Hilmi Jashari tregon pse pikërisht në këtë periudhë dërgoi në Kushtetuese Ligjin për paga

08:11 | 10 Dhjetor 2019 | Ardita Zeka

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ka arsyetuar kohën kur ky institucion ka vendosur të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin nr. 06/L-111 për Pagat në Sektorin Publik për vlerësimin e përputhshmërisë së tij me Kushtetutën.

“Ligji ka hy në fuqi me 1 dhjetor dhe Avokatit të Popullit nuk i lejohet dhe asnjë institucionio tjetër nuk i lejohet me kontestu pa hy në fuqi. Ky është kriter ligjor. Edhe po ta kishte dërgu Avokati i Popullit më herët, sigurisht Gjykata Kushtetuese do ta kishte konsideru të parakohshme, dhe e kish refuzu”, shprehet Jashari për arbresh.info.

Kohëve të fundit ishin shtuar zërat se arsyet e dërgimit në Kushtetuese të këtij ligji në këtë kohë, për të cilin vazhdon të ketë shumë pakënaqësi, janë politike, duke e ndërlidhur me negocitatat për formimin e qeverisë së re.

Sipas Avokatit të Popullit Ligji për Pagat në Sektorin Publik dhe Shtojca një (1) e këtij ligji nuk kanë arritur ta bartnin frymën kushtetuese në kuptimin e ndarjes së pushteteve, të barazisë para ligjit dhe as garantimin e së drejtës pronësore. Për më shumë, Avokati i Popullit konsideron se ky ligj nuk është në pajtim me parimet e sundimit të ligjit, për shkak të mangësive në kuptimin e qartësisë, saktësisë dhe parashikueshmërisë së tij.

Avokati i Popullit i ka pranuar 35 ankesa nga subjekte të ndryshme të sektorit publik të parashtruara kundër Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, duke përfshirë këtu ankesat nga të punësuarit në shëndetësi, në arsim, në polici dhe në shërbimin civil.

“Ankesat vazhdojnë të pranohen. Çdo ankesë që paraqitet pas këtij afati ne prap do t’i përcjellim në Gjykatën Kushtetuese lidhur me çështjen e njejtë”, bënë të ditur Jashari.

Ligjin nr. 06/L-111 për Pagat në Sektorin Publik ka ngritur shqetësime në sektorë të ndryshëm. Ekzistojnë edhe kategori të përfshira që kundërshtojnë pezullimin e zbatimit të këtij ligji./A.Zeka/arbresh.info/

Kushtetuesja ende pa vendim, Avokati i Popullit flet në lidhje me Ligjin për paga

Kushtetuesja ende pa vendim, Avokati i Popullit flet në lidhje me Ligjin për paga

Publiée par Arbresh.info sur Lundi 9 décembre 2019

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara