Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa në tubimin në Prizren ka thënë se Gjakova gjithmonë i ka pasur lakmi Prizrenit.
“Unë i kam pasur lakmi për infrastrukturë. Qytetarët e PRzrtenit thonë se Prizreni është i të gjithëve por jo i prizrenasve. E njëjta makineri që po udhëheq me Prizrenin ka udhëhequr me Kosovën. Ata duan vetëm vota asgjë më shumë. Mos i lejoni ata që ta bëjnë prapë këtë. Keni koalicionin e shpresës që do të iu ofroj zgjidhje. Nuk ka kthim pas me 11 qershor është dita e fitores”, ka thënë ajo.
Kusari-Lila ka lutur që të mos pranojnë asgjë që iu ofrohet tani në këmbim të votës.
“Mos pranoni asgjë sepse do të na kushtoj prapë. Programi jonë do të jetë shpresë dhe zhvillim për Kosovën e jo me propaganda e fjalë patriotike. Qeveria ra me pretekstin se nuk u votua demarkacioni në kohën kur ne synonim evropën ata vun kufinjë. Ata që e quajtën vetën trima e të guximshëm u munduan ta bllokojnë ligjin për ushtri. Ata nuk janë trima janë frikacak që nuk punojnë për të mirën e vendit”, tha ajo./Arbresh.info
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...