Gjatë një vizite që ju ka bërë të mërkurën zjarrfikësve të Prishtinës, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, ka thënë se përfundimisht duhet të gjendet një zgjidhje për statusin e zjarrfikësve.
“Propozimi ynë është që qendrat e zjarrfikësve të kthehen në kompetenca të komunave. Vetëm atëherë ne do të mund të krijojmë kushte të favorshme
për ata”, ka thënë Abrashi.
Ai ka shtuar se pasi që zjarrfikësit të kalojnë në kompetenca të komunës do të përkujdeset që ata të paguhen për punën që bëjnë jashtë orarit të punës, gjatë natës dhe punën që bëjnë gjatë festave.
“Unë kam respekt të jashtëzakonshëm për punën që zjarrfikësit bëjnë në shërbim të mbrojtjes së jetës së qytetarëve, pasurisë publike dhe private. Zjarrfikësit nuk shuajnë vetëm zjarre, ata janë në ballë të çdo fatkeqësie natyrore dhe fatkeqësi tjera me të cilën përballen qytetarët”, ka thënë Abrashi.
Ai ka thënë se mjetet e punës dhe veshmbathjet me të cilat punojnë zjarrfikësit janë joadekuate dhe rrezikojnë jetën e tyre për çdo ditë. Ai është zotuar se nën qeverisjen e tij, posa zjarrfikësit të kalojnë në kompetenca të komunës do ta kompletojë këtë shërbim me gjithë pajisjet adekuate për punë.
Gjatë bashkëbisedimit me Abrashin, zjarrfikësit kanë përmendur problemin që kanë me paqartësi për kompetenca në mes komunave dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjegjësisht Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME).
Ata janë ankuar se nuk kanë as sigurim shëndetësor dhe as invalidor në raste të lëndimit në punë.
Abrashi ka thënë se këto kërkesa do të gjejnë zgjidhje gjatë mandatit të tij katërvjeçar.
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...