Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar.
Sveçla i cili shoqërohej nga bashkëshortja e tij Merita, falënderoi qytetarët që tashmë kanë votuar dhe inkurajoi të gjithë ata që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë.
“Në Republikën e Kosovës sot po mbahen për herë të parë zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që nga pavarësia.Bashkë me Meritën përfunduam këtë obligim për shumë pak minuta që i japin kahje Republikës sonë për 4 vitet e ardhshme. Ju faleminderit qytetarëve që tashmë kanë votuar dhe inkurajoj të gjithë që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë”, shkroi Sveçla në Facebook./Arbresh.info/
Kurti përmend ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë: Hi...
Liderët e shtetit bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit R...
Begaj uron Pavarësinë e Kosovës: Përulje dhe mirënjohje për ...
Ardit Stafaj largohet nga Big Brother VIP Kosova 4
Presidenti gjerman uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë...
“Kontributi i çlirimtarëve për liri është i çmuar” – Qeveria...