Nxënësit protestojnë me moton “S’po shkohet në shkollë”, kërkojnë cilësi në arsim

14:19 | 19 Prill 2022
A Z

Me thirrjet “s’po shkohet n ‘shkollë”, “Cilësi në arsim”, “ku janë psikologët” “respektoni të drejtat”, “po du mu shkollu, e jo mem ngacmu”.

Këshilli i Nxënësve të Kosovës (KNK) organizoi marshin me moton “S’po shkohet n ‘shkollë”, në shenjë proteste me mungesën e cilësisë në arsim, sjelljet e profesorëve etj, të cilët  me pankarta ne duar dhe brohoritje me thirrjet e lartcekura marshuan nga Sheshi Zahir Pajaziti e deri para teatrit kombëtar të Kosovës.

Protestën para Teatrit Kombëtar me një fjalim e hapi përfaqësuesi i Këshillit të Nxënësve, Denis Krasniqi.

“S’po shkohet n ‘shkollë se askush s’na mbron, nuk kemi as psikolog, nuk kemi as libra, hala mësojmë përmes diktimit dhe skriptes, librat janë me gabime.”

“Nuk shkohet n ‘shkollë se kemi frike nga ngacmimi seksual. E kjo përben hiç me pak se 33.4% e mësimdhënësve.”

Sot ne kërkojmë fokus ne arsim, cilësi në arsim, siguri në arsim. Mbrojtje, mirëqenie dhe barazi.”, tha Krasniqi./arbresh.info/