Shkencëtarët gjatë studimeve të tyre kanë arritur që kohët e fundit të zbulojnë një vrimë të zezë e cila ka masë 12 miliardë herë më të madhe se Dielli dhe e cila është krijuar 900 milionë vite pas Shpërthimit të madh.
Vrima e zezë kolosale është e largët 12,8 miliardë vite dritë nga Toka dhe gjendet në qendër të kuazarit të zbuluar rishtas të quajtur “SDS S J0100+2802″, i cili emeton energji një milion miliardë herë më të madhe se Dielli.
Astronomët, ndërkaq, nuk janë në gjendje të shpjegojnë se si një vrimë kaq e madhe e zezë ka mundur krijohet kaq herët në historinë e kozmosit, menjëherë pasi që janë krijuar yjet e parë dhe galaktikat.
Anëtari i ekipit ndërkombëtar të shkencëtarëve Fajan Bijan nga universiteti kombëtar australian ka thënë se teoritë ekzistuese e kanë vështirë ta spjegojnë krijimin aq të shpejtë të një vrime të zezë kaq të madhe.
“Kjo vrimë e zezë në qendër të kuazarit ka fituar masë kolosale në një periudhë të shkurtër”, ka thënë Bijan. Profesori Sju-Bing Vu nga Univesriteti i Pekinit, i cili u ka prirë hulumtimeve të publikuar sot në revistën Nature, ka thënë se kuazari i zbuluar është unik, transmeton Infoglobi.
“Kemi qenë shumë të emocionuar kur kemi gjeturse keziston një kuazar aq ndriçues e masiv i krijuar vetëm 900 milionë vite pas Shpërthimit të madh. Mu si fanari më ndriçues në kozmosin e largët, drita e tij e shkëlqyeshme do të na ndihmojë ta kuptojmë kzomosin e hershëm”, ka thënë Sju-Bing Vu. /albeu
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin
Gjilan: Mbi 30% e qytetarëve votuan deri në orën 15:00