Kushdo që gjendet prapa sulmit në Ashley Madison ka bërë një punë vërtetë të mrekullueshme duke qëndruar nën radar pasi identiteti i tij mbetet ende i panjohur.
Megjithatë, bazuar në hulumtuesin e sigurisë, Brian Krebs, që zbuloi javën e kaluar se shumë të dhëna sensistive janë vjedhur nga hakimi i fundit, ka njerëz që janë duke kërkuar keqbërësit dhe këtu ka shumë çështje që të dërgojnë në drejtime të ndryshme.
Krebs fajëson llogarinë @deuszu në rrjetin social Twitter, AKA Thadeus Zu, pasi kjo ishte llogaria e parë që zbuloi informacionet për sulmin në Ashley Madison, shkruan arbresh.info. Përveç kësaj, kur një punonjës i Avid Life Media shkoi në punë në ditën që ndodhi hakimi, ata gjetën një mesazh kërcënues nga grupi i hakerëve Impact Team të shoqëruar me himin “Thunderstruck” nga AC/DC.
Më pas u zbulua që Thadeus Zu shpesh rrëzon uebfaqet e njerëzve dhe shton “Thunderstruck” tek faqja e hakuar./arbresh.info
Trump: Irani po kërkon liri, SHBA është gati të ndihmojë
Drenica përforcohet me mesfushorin spanjoll Ian Soler
Sonte do të ketë ulje të ndjeshme të temperaturave
Raportohet se ushtria amerikane ka sulmuar objektivat e Shte...
Vërshimet, AME me detaje për gjendjen në nivel vendi: E mena...
Dëmet e shkaktuara nga vërshimet, Rama: Kemi realizuar mbi 3...