Çdo ditë e më shumë teknologjia po zë vend në përditshmërinë tonë, duke na shërbyer thuajse në të gjitha fushat.
E në frymën e këtij zhvillimi, së fundmi mbërrijnë lokalizuesit (GPS) për fëmijët.
Kjo është ideja e kompanisë së prodhimit të rrobave të plazhit dhe të brendshmeve, Bea Barthes. Bëhet fjalë për byzylykë të papërshkueshëm nga uji dhe etiketa të vendosura në rrobat e fëmijëve, të pajisura me një çip lokalizues që kontrollohet përmes telefonit.
Ideja lindi për t’u ardhur në ndihmë të gjithë atyre prindërve që në një moment hutimi humbasin nga sytë fëmijët e tyre në plazhe apo pishina të mbipopulluara, sidomos muajt e verës. Veç kësaj, etiketat dhe byzylykët mund t’u hyjnë në punë edhe personave që gjejnë një fëmijë të humbur. Mjafton të afrohet telefoni inteligjent që ka aplikacionin e posaçëm të instaluar dhe në kohë reale gjetësi mund të njihet me vendndodhjen e prindërve të fëmijës.
Mustafa i LDK-së: Procesi zgjedhor po ecën mirë, shfrytëzoje...
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin