Komiteti Olimpik i Italisë ka shtyrë të gjitha sportet për shkak të frikës nga Koronavirusi.
Shteti i Italisë është një ndër më të goditurat nga KoronaVirus, shtet i cili ka mbi 16 milionë njerëz, transmeton portali arbresh.info.
Seria A ka zhvilluar disa ndeshje me dyer të mbyllura duke përfshirë derbinë mes Juventusit e Inter, ndeshje të cilën dje e fitoi “Zonja e Vjetër” me rezultat 2 – 0.
Komiteti Olimpik i Italisë ka bërë zyrtare se të gjitha sportet do të shtyhen deri në datën 3 prill 2020.
Prej skuadrave italiane, vetëm ato që luajnë në Evropa Ligë ose në Ligën e Kampionëve kanë të drejtën të zhvillojnë ndeshjet.
Koronavirusi është duke shkaktuar probleme të mëdha në të gjithë botën, sa që edhe dy ndeshjet e nesërme në Ligën e Kampionëve do zhvillohen pa tifozë./arbresh.info.
https://twitter.com/Football__Tweet/status/1237064737617326081
NASA synon të nisë një ekip drejt Hënës në muajin mars
“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur tur...
Dita e Gjuhës Amtare, Begaj: Ta ruajmë dhe ta flasim bukur s...
Koloneli amerikan Wojcik: Tërheqja e papritur e trupave amer...
Premtuan shërim jashtë shtetit: Policia arreston dy persona ...
U vetëplagos me armën e burrit dhe vdiq në sallën e operimit...