Futbollisti kosovar, Zymer Bytyqi ka zgjedhur përfundimisht që ta përfaqësojë Kosovën.
24-vjeçari ka treguar se ka vendosur qysh moti që të luajë për Kosovën, pasi për të i rrah zemra më së shumti.
“Së pari kam shumë respekt për Kombëtaret e interesuara për mua (Norvegjia dhe Shqipëria), por kam pasur kontakte me trajnerin Bernard Challandes dhe menaxherin Bajram Shala, ku kemi folur mirë dhe bisedat ishin shumë pozitive. Për me vendos kam qenë i vendosur moti që dua të luaj për Kosovën pasi është vendi im dhe për Kosovën rreh më së shumti zemra. Në mars nuk ishte i grumbulluar, edhe pse tifozët të kanë kërkuar shumë, por a do ta shohin Zymerin të grumbulluar? Kismet po, do të jem në Kosovë”, tha Bytyqi për Telegrafin.
I lindur në Snt.Truden të Belgjikës, mesfushori 24-vjeçar ka luajtur me Kosovën edhe një miqësore përpara se të pranohej në FIFA dhe UEFA, ndërsa me të rinjtë ka qenë pjesë e kombëtareve të moshave të Norvegjisë nga U-17 deri në atë U-21.
Aktualisht, Bytyqi është pjesë e Konyasporit në Turqi ku ka gjetur vend titullari dhe është duke bërë paraqitje pozitive
Caktohet masa e arrestit me burg për Rushan Selkon, 67 vjeça...
Dubrovnik: Një burrë humb jetën pasi valët e forta e tërheqi...
FEXH nderon Nora Gjakovën: Kampione olimpike, frymëzim për b...
Tragjedi në Orikum, dyshohet se burri vrau gruan më pas vete...
Përplasën për vdekje një 80-vjeçar dhe u larguan, policia br...
Identifikohen të lënduarit nga zjarri në Zvicër, në mesin e ...