Zinedine Zidane nuk ka mund të përmbahet në konferencë për media para ndeshjes që Real Madridi do ta zhvillojë të shtunën me Huescan.
Pas formës aspak të mirë këtë edicion, në konferencë iu bë disa herë pyetja për largimin e mundshëm nga Reali, nëse do të ndikojnë këto rezultate për t’i thënë në verë lamtumirë klubit.
Ai nuk mundi të përmbahet duke i reaguar menjëherë gazetarit.
“Ne e meritojmë të vazhdojmë të luftojmë. Vitin e kaluar fituam La Ligan, edhe tani po luftojmë. Vitin e kaluar, jo dhjetë vjet më parë, e fituam La Liga-n. Disa pyetje tuajat më bëjnë të qesh. Duhet të ndryshojmë, po. Unë thjesht meritoj pak respekt. Ti më bën të qesh…, por asgjë nuk ndodh. Ti thua kaq shumë gjëra. Ma thuaj në fytyrë, jo pas krahëve: duam të të zëvendësojmë”, u përgjigj Zidane.
Zizu është i zhgënjyer me mediat në përgjithësi për trajtimin që po i bëjnë.
“Nuk jam i lumtur, jam i nervozuar, po, sepse nuk mendoj se e meritoj këtë”.
“Vetëm sepse njerëzit duan që të heq dorë, nuk do të thotë se do të heq dorë, gjithashtu as lojtarët”.
Kurti flet për dërgimin e FSK në Gaza, e krahason situatën m...
UEFA pezullon Prestiannin për shkak të abuzimit racist ndaj ...
Albin Kurti tregon se çfarë bisedoi mbrëmë me Rifat Jasharin...
Shkëlqeu me 37 pikë ndaj Pejës, Hellems MVP i javës në Super...
Kurti takohet me Sorensen, flasin për dialogun Kosovë–Serbi ...
Për thirrjet nacionaliste, Vardari dënohet vetëm një ndeshje...