Drejtuesit e Paris Saint-Germain nuk e përjashtojnë mundësinë që Kylian Mbappe të përfundojë duke nënshkruar një marrëveshje të re me klubin, raporton Andres Onrubia i AS.
Parisienët kanë arritur të rivendosin kontaktet me lojtarin. Enturazhi i lojtarit kanë shfaqur gatishmërinë e tyre për të takuar shefat e klubit në ditët në vijim.
Përveç kësaj, 24-vjeçari ende synon të përmbushë marrëveshjen e tij aktuale me PSG-në e cila skadon verën e ardhshme. Ai nuk do të shpallë dëshirën e tij për t’u larguar.
Klubi tani mendon t’i ofrojë atij një kontratë të re me një ‘klauzolë largimi’ që do t’i lejonte atij të largohej nga PSG në një moment të caktuar ndërsa kontrata e tij është ende në fuqi, shkruan telegrafi.
Të shtunën, Kylian ishte i pranishëm në sallën e VIP-ave në Parc des Princes ku PSG u përball me Lorient në Ligue 1. Ai gjithashtu bëri një vizitë në dhomën e zhveshjes, e cila u prit si një gjest fisnik nga drejtuesit e klubit.
Real Madridi vazhdon të hesht për lëvizjen e Mbappes. Nga shumëkush pritet që në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës të tentojnë ta nënshkruajnë.
Incident në Gjykatën Themelore në Mitrovicë të Veriut, një p...
42 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë, mbi 2600 gjoba të sh...
Arrestohet edhe një kryesues në Malishevë – dyshohet për fal...
Sonte luhen ndeshjet e kthimit në Ligën e Kampionëve –...
Kryeministri holandez adopton qen nga Kosova, e quan Muja
Serwer: Krijimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës një ga...