Trajneri i Barcelonës ka bërë një analizë të shkurtër me turneun në Amerikë
Xavi ka dhënë konkluzione të ndryshme pasi që Barcelona e përfundoi turneun parasezon në SHBA me fitore të shtunën në mbrëmje duke e mposhtur me rezultat 2-0, New York Red Bulls, ku ai edhe e ka mbrojtur sulmuesin Robert Lewandowski.
Sulmuesi polak ende nuk ka shënuar gol me skuadrën e tij të re gjatë ndeshjeve parasezonale por Xavi nuk është i shqetësuar për këtë.
“Ai ka shënuar në stërvitje, sa ishte duke lëvizur topi por nuk e bëri këtë sot, kjo është normale”, tha Xavi kur është pyetur për Lewandowskin pa fitores së djeshme.
“E njëjta gjë po ashtu ka ndodhur me Luis Suarez apo Ferran Torres kur kanë arritur. Ai do të shënojë shumë gola, edhe pse me vete ka sjellë më shumë së sa golat”.
“Mendoj që edhe Raphinha do të na ndihmojë neve shumë, pasi që ai është një nënshkrim spektakular për këtë sezon dhe për të ardhmen”.
Duke folur në terma gjeneral për vizitën në SHBA, Xavi ka shprehur satisfaksion dhe optimizëm.
“Jam shumë i lumtur me atë se si turneu ka shkuar pasi që ne kemi punuar mirë, sidomos në aspektin fizik”, tha ai.
“Secila ndeshja ka pasur sfida të ndryshme dhe unë jam i lumtur për këtë. Ne kemi edhe dy javë deri të fillojë sezoni i ri, kështu që ne do të stërvitemi shumë në mënyrë që ta përfundojmë atë mirë. Ne do të përpiqemi që të jemi garues në të gjitha garat këtë sezon”.
“Jam optimist për shkak të lojtarëve që ne kemi. Do të dëshiroja që t’i shikonit ata si stërviten”.
Xavi ka folur edhe për mundësitë për transfere të reja.
I pyetur nëse Barcelona do të bëjë më shumë transfere deri në fund të afatit kalimtar, Xavi nuk kishte si të fliste ndryshe.
“Nuk e di a do të këtë edhe më shumë transfere, varët nga fer play financiar dhe financat. Do të këtë edhe largime dhe unë jam i qartë për këtë. Mendoj 99 për qind i sigurt dhe shumica e lojtarëve e dinë këtë. Ne kemi folur me lojtarët e ardhmja e të cilëve tashmë është vendosur”, tha ai.
KFOR dhuron pajisje mjekësore për Shoqatën e Kërkim-Shpëtimi...
Emigrimi i shqiptarëve drejt ShBA, ICE: Mos t’ju shkojë mend...
OSBE shpreh pikëllim për vdekjen e ish-kryeparlamentarit Nex...
Këta janë top 5 deputetët më të votuar të LVV
Caktohet masa e arrestit me burg për Rushan Selkon, 67 vjeça...
Dubrovnik: Një burrë humb jetën pasi valët e forta e tërheqi...