Vetëm katër skuadra në ligat kryesore nuk kanë rënë asnjëherë nga elita

23:41 | 12 Maj 2018
Arbresh.info

Hamburgu shijoi rënien e parë nga Bundesliga, pra që kur liga elitare gjermane ishte krijuar.

Deri më sot tifozët e klubit gjerman krenoheshin me këtë epitet dhe normalisht që tani tek ta zhgënjimi është i madh.

Bundesliga u krijua në vitin 1963, pra 55 vite më parë.

Në top pesë ligat e mëdha evropiane (Serie A, La Liga, Liga Premier, Ligue 1 dhe Bundesliga), vetëm katër skuadra nuk kanë rënë asnjëherë nga kampionati elitar i vendit të tyre.

Në La Liga janë tri: Barcelona, Real Madridi dhe Atletico.

Skuadra e mbetur është nga Serie A, po flasim për zikaltrit e qytetit të Milanos, Interin.

Shpërndaje në rrjete sociale