Italiani beson se skuadra e tij do të kualifikohet ne fazën tjetër të ligës së kampionëve, pavarësisht se barazuan 1 me 1 në ndeshjen e parë.
“Ne e dimë se jemi skuadër e fortë, ashtu sikurse Chelsea. Ne do të shkojmë në Stamford Bridge për të shënuar fitore. Kjo është mundësia e vetme që ne të kualifikohemi. Do të japim më të mirën,” deklaroi Verrati për ueb faqen zyrtare të UEFA-së.
“Luajtëm ashtu siç e kishim planifikuar. Ne donim të prisnim që Chelsea të sulmonte e para, por duke mos ju dhënë shumë hapësirë ngase ata kanë lojtarë shumë të rrezikshëm në sulm.
“Ne e kishim posedimin e topit, i sulmuam ata. Dhe mendoj që krijuam tepër raste të mira për shënim, por të cilat nuk i shfrytëzuam ashtu siç duhet.
“ Por jemi të kënaqur. Ne arritëm që edhe pas pranimit të golit të ktheheshim në lojë. Tani ne do të luajmë për fitore në Londër, pasi fitorja do të na mundësoj kalimin në fazën tjetër.”
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 11 Mars.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen