Uellsi – Belgjika, fakte rreth ndeshjes

20:54 | 1 Korrik 2016
Arbresh Info

Në ndeshjen çerekfinale në Euro 2015 që zhvillohet sot në Stade Pierre Mauroy, Uellsi shpreson të arrijë në gjysmëfinale për herë të parë në ndonjë turne madhështor, por ata duhet të mposhtin Belgjikën, e cila duhet të konfirmojë kualitetin e saj kundër skuadrës uellsiane.

Lexo më shumë: Uellsi – Belgjika, formacionet zyrtare

Takimi ndërmjet këtyre dy skuadrave zhvillohet sonte duke filluar nga ora 21:00, shkruan portali arbresh.info.

  • Tri takimet e fundit ndërmjet Uellsit dhe Belgjikës kanë prodhuar vetëm tre gola.
  • Të gjitha tri golat e regjistruara nga Uellsi në Kampionatin Evropian 2016 janë shënuar nga minuta e 56′ e ndeshjes dhe më tutje. Ato gjithashtu janë shënuar nga lojtarë që kanë hyrë në ndeshje si zëvendësues.
  • Uellsi ka mbajtur portën e pastër dy herë rresht, gjë që ka ndodhur për herë të parë në historinë e tyre në turne madhështorë.
  • Shtatë nga tetë golat e realizuara nga Belgjika në Euro 2016 janë shënuar pas pjesës së parë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale