Fituesi në përballjen midis Estonisë dhe Qipros, do të jetë nikoqiri i parë i Kosovës më 2 qershor, në Ligën C, të Ligës së Kombeve.
Kështu e nxori shorti që UEFA e publikoi sot për ndeshjet e edicionin e tretë të Ligës së Kombeve, të cilat do të zhvillohen në qershor dhe shtator të vitit të ardhshëm.
Estonia e Qipro në muajin mars do të luajnë ndeshjen e ‘play-aut’-it dhe fituesi i këtij dueli do t’i vazhdojë garat në Ligën C, derisa humbësi në Ligën D.
Muaji qershor do të jetë i ngjeshur për Dardanët, ngase do t’i luajnë edhe tri ndeshje tjera.
Më 5 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” do ta presin Greqinë, kurse katër ditë më vonë do të luajnë kundër Irlandës së Veriut.
Ndeshjet e këtij muaji Kosova i mbyll si mysafire në duel me Greqinë, më 12 qershor.
Ndërkaq, në vjeshtë Kosova fillimisht luan si mysafire e Irlandës së Veriut, më 24 shtator, derisa tri ditë më vonë në shtëpi e pret Qipron ose Estoninë. Fituesi i Grupit C2 do të promovohet në Ligën B për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve.
Skandali me dosjen “Epstein”, arrestohet ish-princi Andrew
Gazeta britanike shkruan për Thaçin në deklaratën përmbyllës...
Hamza pret ambasadorin e Austrisë, e falënderon për përkrahj...
Zbulohet një klip i ri i skandalit: Vinicius Jr provokoi tif...
IKD dorëzon kërkesë për debat parlamentar mbi moszbatimin e ...
“Ishalla na lehtëson Zoti”, Gjesti bën të ditur se do të agj...