Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka uruar Francën për fitimin e Kupës së Botës 2018, si dhe Rusinë dhe presidentin e saj, Vladimir Putin, për organizimin e Botërorit.
Franca e fitoi Kupën e Botës për herë të dytë në histori, pasi sot në finale e mposhti Kroacinë me rezultat të thellë 4-2, transmeton Gazeta Express.
Trumpit duket se i ka lënë mbresa futbollit i luajtur nga francezët gjatë këtij muaji, të cilin e ka quajtur të jashtëzakonshëm, ndërsa organizimin nga Rusia e ka vlerësuar si madhështor apo njërin prej më të mirëve ndonjëherë.
“Urime Francës, e cila luajti futboll të jashtëzakonshëm, për fitimin e Kupës së Botës 2018. Urime edhe presidentit Vladimir Putin dhe Rusisë për organizimin e një turneu vërtet madhështor të Kupës së Botës – njëri nga më të mirët ndonjëherë!”, shkroi Trump në Twitter. /Gazeta Express/

ASHAK sot mban mbledhje komemorative për akademikun Nexhat D...
Parashikimi i motit për sot
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...