Profesioni i futbollistit dihet që është një nga më të paguarit, por këto vitet e fundit po tejkalon çdo limit, duke kapur shifra monstruoze. Për yje të tillë si Ronaldo, Messi, Neymar e të tjerë, minutat vlejnë shumë shtrenjtë. E kemi fjalën për rrogën që marrin, në bazë të kontratës, jo të të ardhurave dytësore nga bonuset apo reklamat e ndryshme.
Nëse transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit u bë Paul Pogba, kësaj vere, me kalimin nga Juventusi te Manchester United, po këtë vit është vendosur edhe rekordi i pagës së një futbollisti. Me rinovimin e kontratës me Barcelonën, braziliani Neymar bëhet më i paguari në glob, duke lënë pas edhe Messin e Ronaldon.
Sipas prestigjiozes spanjolle, “Marca”, Ish-lojtari i Santosit kryeson listën e lojtarëve më të paguar me 30 milionë euro në sezon. I dyti është një brazilian tjetër, që vetëm dje e zyrtarizoi kalimin në kampionatin kinez. Ish-mesfushori i Chelsea do të ketë një rrogë neto prej 24 milionë eurosh në vit. Për të plotësuar podiumin, pra në vend të tretë, qëndron Lionel Messi, me 22 milionë euro në vit. Kuptohet, me rinovimin e kontratës, çka është në proces, pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, ylli i Barcelonës, me siguri do të kapë majën edhe në këtë drejtim.
Më poshtë po ju njohim me 10 futbollistët më të paguar në botë për momentin.
1. Neymar (Barcelona) – 30 milionë euro
2. Oscar (Shanghai) – 24 milionë euro
3. Lionel Messi (Barcelona) – 22 milionë euro
4. Cristiano Ronaldo (Real Madrid) – 21 milionë euro
5. Hulk (Shanghai) – 20 milionë euro
6. Paul Pogba (Manchester United) – 17.5 milionë euro
7. Yayne Rooney (Manchester United) – 17.1 milionë euro
8. Graziano Pelle (Shandong Luneng) – 16 milionë euro
9. Zlatan Ibrahimovic (Manchester United) – 15.5 milionë euro
10. Ezequiel Lavezzi (Hebei China Fortune) – 15 milionë euro
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
Çeku prezanton planin 10-vjeçar për zhvillimin e Çarshisë së...
Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike shkon në 45%, ...
Tragjedi në Maqedoni: Ndërron jetë 2-vjeçari që u godit me p...
Pejë: Dorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen e 22 dhje...
Hetuesja policore në Suedi mori pushim mjekësor, por u zbulu...