Tentoi t’ia vidhte veturën, El Sharaawy e kap hajdutin me vrap

21:37 | 12 Shkurt 2021
A Z

Futbollisti i sapo-rikthyer te Roma, El Shaarawy është bërë pjesë e një episodi të pakëndshëm pasditen e sotme, pasi një hajdut provoi t’i vjedhë makinën në një nga rrugët e kryeqytetit italian, por tentativa dështoi.

Kjo pasi ishte vet El Shaarawy që pikasi hajdutin, në momentin që ky i fundit po thyente xhamin e makinës dhe më pas iu vu menjëherë në ndjekje, duke e arritur pas vetëm pak metrash, falë edhe shpejtësisë së tij.

I menjëhershëm edhe reagimi i forcave të policisë, që u gjendën menjëherë pranë për t’i vënë prangat hajdutit, tentativa e të cilit për të grabitur makinën e sulmuesit, nuk ishte aspak e suksesshme.

Të ngjashme