Chris Smalling ka thënë se Manchester United duhet ta mposht Newcastle. Djajtë e Kuq janë në përpjekje për të zënë vend në Ligën e Kampionëve dhe në FA Cup, derisa Smalling thotë se një fitore në North East, pas asaj kundër Sunderland të shtunën do të ishte perfekte.
Mbrojtësi anglez thotë se gjashtë pikët do të ndihmonin shumë, derisa United, ndiqet nga Liverpool.
Smalling ka thënë për MU TV, se “kemi nevojë që të jemi të sigurt që të mërkurën të marrim atë fitore, sepse gjashtë pikë janë kritike në ditët në vijim”.
Gjithashtu edhe lojtari tjetër, i United, mesfushori Juan Mata, ka thënë se tri javët në vazhdim do të jenë vendimtare për ekipin e Louis Van Gal. “ Këtu në Manchester ende nuk mund të thuash se pranvera është duke ardhur, por ne jemi gati në Mars dhe e dimë se jemi duke u afruar javëve vendimtare të sezonit”, ka deklaruar Mata.
United do të ballafaqohet të mërkurën me Newcastle, në kuadër të Premier Ligës, derisa në Fa Cup, e pret ndeshja mes Arsenalit, të hënën e ardhshme.
Derisa, gjatë këtij muaji, ekipi i Manchesterit do të luajë kundër Liverpolit dhe Tottenhamit.
Si reagoi Ballkani Perëndimor ndaj sulmit të SHBA-së në Vene...
Zvicra shpall 9 janarin ditë zie pas zjarrit vdekjeprurës
Para dhe pas sulmit të SHBA në Venezuelë, imazhe të objektev...
Këshilla e Londrimit për Albën: Mos lejo që Ludo dhe Noti të...
Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare
Policia identifikon të 40 viktimat e zjarrit vdekjeprurës në...