E gjithë bota po përballet për momentin me virusin Covid-19, që e ka paralizuar edhe botën e sportit. E përkundër që Kupa e Botës është ende më shumë se dy vjet larg, tashmë kjo garë po ndikohet nga përhapja e koronavirusit.
Sezoni 2019/20 në botën e futbollit është pezulluar përkohësisht për një kohë të pacaktuar shkaku i krizës së Covid-19, virus ky që i ka prekur 536,373 njerëz në të gjithë botën, ndërsa i ka lënë të vdekur gjithsej 24,112 , transmeton Gazeta Express.
Top pesë ligat e Evropës – Premierliga, La Liga, Bundesliga, Ligue 1 dhe Serie A – janë pezulluar të paktën deri në prill, ndërsa edhe garat e tjera evropiane e kanë ndjekur po këtë hap.
Në tentim për t’u siguruar që sezoni i klubeve do të kompletohet, UEFA vendosi ta shtyjë Kampionatin Evropian për verën e vitit 2021, në mënyrë që klubet të mund të luajnë edhe verës për ta përfunduar sezonin 2019/20.
Megjithatë, nuk janë vetëm garat që janë afër në kalendar që po ndikohen nga ky virus. Përderisa është mbi dy vjet larg, Kupa e Botës 2022 në Katar tashmë është ndikuar nga kjo pandemi, pasi që një numër i ndeshjeve kualifikuese tashmë janë shtyrë.
Këto ndeshje të shtyra, bashkë me shumë ndeshje të tjera të shtyra të ekipeve kombëtare për gara të tjera si Evropiani e Kupa e Amerikës, bëjnë që Kombëtaret ta kenë të vështirë të gjejnë kohë për të gjitha këto ndeshje në kalendarin e tyre, veçanërisht pasi që edhe klubet tani e kanë orarin e ngjeshur dhe lojtarët do të luajnë më shumë me klubet e tyre sesa me Kombëtaret.
Kjo bën që problemi kryesor lidhur me Kupën e Botës 2022 shkaku i koronavirusit të jetë agjenda e ngjeshur e ekipeve kombëtare për t’i luajtur ndeshjet kualifikuese, veçanërisht për të gjetur kohë për ato të shtyrat.
Kupa e Botës 2022 pritet të nisë më 21 nëntor të vitit 2022 në Katar dhe do të vazhdojë deri më 18 dhjetor. Kjo do të jetë hera e parë që kampionati mbahet dimrit, pasi që zakonisht mbahet në qershor dhe korrik. Ky vendim u mor për shkak të temperaturave shumë të larta gjatë verës në Katar.
KFOR rikonfirmon angazhimin për siguri në Kosovë në takimin ...
Aksident në Maliq, shoferi humb kontrollin dhe del nga rruga...
Arteta nuk e ka të sigurt rinovimin e kontratës te Arsenali
Operacion i madh policor në Itali, kapen 1.4 ton drogë – afr...
Policia në Ferizaj ndëshkon dy kamionë me targa të huaja për...
Motra e Afrim Zhitisë në mbështetje të Albin Kurtit