Mungesa e VAR në ndeshjet e Nations League ka bërë që Kosova sonte të kthehet në Prishtinë pa asnjë pikë, me humbje.
Dardanë janë mposhtur 2-1 nga Sllovenia në stadiumin “Stožice Sports Park”.
Djelmoshat e Kosovës bënë paraqitje pozitive, por një penallti shumë, shumë e dyshimtë në minutat shtesë, ia mohoi një pikë pasi deri në ato minuta gjithçka ishte e barabartë, 1-1.
Në pika e bardhë në minutën e 94-tër, nuk gaboi Ilicic, ani pse Aro Muric u gjuajt në atë kënd dhe ishte shumë afër ta presë atë.
Po të ishte VAR, me shumë mundësi ajo penallti do të ishte anuluar.
VAR ende nuk aplikohet në Nations League, sidomos tani me krizën që ka shkaktuar COVID-19.
Golin tjetër për vendasit e shënoi Kurtic, derisa për Kosovën ka realizuar Vedat Muriqi.
Presidentes Osmani i vijnë dy urime të veçanta nga Katari
Mbreti Charles flet hapur pas arrestimit të vëllait të tij p...
Politico: ShBA po e shqyrton zvogëlimin e pjesëtarëve të KFO...
E trishtë: Sot i jepet lamtumira e fundit 31-vjeçarit që vdi...
Aksioni te Apeli, vendoset mbishkrimi “Gjykata e Apelit shfa...
Spiropali kërkon lirimin e ish-krerëve të UÇK-së: Shqipëria,...