Portieri i Aston Villas, Pep Reina, ka rrëfyer për përjetimin e frikës së pafund, pasi ishte prekur nga koronavirusi, sëmundja ngjitëse që e kishte lënë pa frymëmarrje. 37-vjeçari tha se tani po e merr veten pas momenteve më të vështira në jetën e tij.
Reina, i huazuar në Villa nga Napoli, tha për Corriere dello Sport: “Vetëm tani po e fitoj betejën kundër koronavirusit”. Ai kishte nisur të ndihej keq para gati dy javëve, transmeton Gazeta Express.
“Momenti më i vështirë ishte kur nuk mund të merrja frymë më, ato 25 minuta që mbeta pa oksigjen. Ishte momenti më i keq i jetës sime”, rrëfen Reina.
“Frika e vetme që e kisha ishte kur e kuptova që nuk kishte oksigjen: minuta të pambarim të frikës, sikur fyti im ishte mbyllur papritmas. Si pasojë, gjashtë apo tetë ditët e ardhshme i kalova brenda”, vazhdoi rrëfimi i tij.
Ai theksoi se, të paktën, qëndrimi në shtëpi nuk ishte detyrë e vështirë. “Nuk më mungon kompania sepse jam me bashkëshorten Yolanda dhe pesë fëmijët. Ndërtesa është e madhe prandaj vetmia nuk ka qasje në shtëpinë time”.
Premierliga është e pezulluar që prej 13 marsit, por Reina kishte thënë më parë se ishte çmenduri sesi ndeshjet nuk ishin ndërprerë shumë më herët.
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...