
England's Marcus Rashford applauds the fans after the final whistle
Sulmuesi i Anglisë dhe Manchester Unitedit, Marcus Rashford, ka kërkuar falje për humbjen e penalltisë në disfatën e Anglisë kundër Italisë në finale të Euro 2020, por ka thënë se kurrë nuk do të kërkojë falje për atë se kush është, pasi ishte viktimë e abuzimeve raciste bashkë me dy shokët e skuadrës.
Rashford, Jadon Sancho dhe Bukayo Saka u bombarduan me fyerje raciste pasi të tre i humbën penalltitë në disfatën e Anglisë 3:2 ndaj Italisë në penallti në finale të Euro 2020 të dielën.
Ata ishin cak i sulmeve raciste në rrjetet sociale.
Në një reagim në rrjetet sociale, Rashford shkroi: “U ndjeva sikur i lashë të gjithë në baltë. Unë mund ta pranoj kritikën për paraqitjen time pa asnjë telashe, nuk gjuajta mirë nga penalltia, topi duhej të futej në rrjetën e portës, por unë kurrë nuk do të kërkoj falje për atë se kush jam unë dhe nga vij unë”.
“Nuk jam ndier çast më të lumtur se kur i kam veshur ata tre luanë në gjoksin tim dhe kur e kam parë familjen time duke brohoritur për mua në një turmë prej dhjetëra mijëra vetave”, shtoi ai.
Përveç abuzimeve raciste online, Rashfordit iu përdhos edhe një mural në vendlindjen e tij Withington pas humbjes së penalltisë, i cili më vonë u mbulua me mesazhe mbështetëse nga shumë njerëz.
Policia Metropolitane është duke e hetuar rastin dhe është zotuar se nuk do t’i tolerojë personat përgjegjës për fyerjet raciste ndaj tre lojtarëve të Anglisë. /Gazeta Express/
Dronët dhe raketat ruse sulmojnë Ukrainën para takimit Zelen...
Takim Trump-Zelensky në Florida/ Bisedime për armëpushim, Ze...
Ndërhyrja e Serbisë pritet të ndikojë në votën e pakicës ser...
Arrestohen dy persona për grabitje në Ferizaj
Përfundon procesi i votimit në 25 përfaqësi diplomatike, vot...
Kurti: 5 vjet, 5 fjalë – Nënat, fëmija, veriu, bujqësia, ush...