Publikohet lista e Futbollistëve të Kombëtares u21
Kombëtarja U21 e Kosovës këtë muaj rikthehet në skenë, ku do të luajë dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2023.
Në të dyja ndeshjet, Dardanët e rinj, ballafaqohen me Slloveninë. Përballja e parë zhvillohet më 25 mars, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 18:00, derisa e dyta më 29 mars në Celje, në orën 15:00, përcjell arbresh.info.
Drejtori teknik dhe njëherësh ushtruesi i detyrës së përzgjedhësit të Kombëtares U21, Albert Bunjaki për këto dy ndeshje ka ftuar 24 futbollistë, gjashtë prej të cilëve janë nga Superliga e Kosovës. Përgatitjet e Kombëtares U21 fillojnë më 21 mars në orën 15:00 në Kampin Nacional në Hajvali.
Aktualisht Kosova pas 5 ndeshjeve të zhvilluara zë pozitën e pestë në Grupin G, me 6 pikë, derisa Sllovenia ndodhet në vendin e katërt me 8 pikë, pas 6 ndeshjeve të zhvilluara.

Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...