Njëra ndër ligat më prestigjioze në botë, Premier League, nga sezoni i ardhshëm do të ketë ndryshime të mëdha në sistemin ndihmës të gjyqtarëve, VAR.
E gjitha kjo vie përshkak të përpjekjes për të përimtuar transparencën për tifozët.
“The Times”, ka raportuar se është krijuar një plan për të publikuar bisedat e zhvilluara midis gjyqtarëve të ndeshjeve dhe zyrtarëve të sistemi VAR gjatë ndeshjes.
Qëllimi kryesor është të ndihmojmë fansat të kuptojnë procesin se si VAR merr vendime dhe shpresojnë se do të ndihmojë në përmirësimin e transparencës për fansat.
Shefi ekzekutiv i Premier League, Richard Masters, ka bërë të ditur se ka marrë mbështetjen e plotë nga bordi për idenë, shkruan arbresh.info.
“Ekziston një pikëpamje e përgjithshme se (lëshimi i audios) është një gjë e mirë. Ekziston një dëshirë për të qenë më të hapur me tifozët në lidhje me vendimmarrjen e gjyqtarëve dhe se si ta bëjmë këtë pikërisht ne duhet të punojmë” – ka thënë Masters.
Koncepti tashmë është testuar nga MLS në Shtetet e Bashkuara. Një përmbledhje e diskutimeve në terren mbi vendimet është publikuar në format audio në YouTube.
Kujtojmë që sistemi VAR për së pari herë është përdorur në kompeticionin e Kupës së Botës gjatë vitit 2018, ndërsa është llogaritur si një ndihmesë e madhe për gjyqtarët, kurse në ligën angleze, është prezantuar në sezonin e vitit 2019. /arbresh.info/
Juventusi në epërsi pas pjesës së parë ndaj Galatasarayt
Dhunë në Novi Sad: Studentët akuzojnë mbështetësit e pushtet...
Shpëtohet një turiste në Bjeshkët e Nemuna, theu këmbën gjat...
Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shtet...
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesi...
Amir Rrahmani pritet të mbetet gjatë jashtë fushave