Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka analizuar fitoren ndaj Rayos, e cila ka mundësuar që skuadra e tij të bëhet udhëheqëse në La Liga pas 16 xhirosh.
“Kemi marrë kreun me shpresë se nuk do ta lëshojmë këtë pozitë deri në fund të sezonit. Kemi pasur disa ngecje por tani jemi kthyer dhe jemi në pozitën e parë”, deklaroi ai pas ndeshjes, transmeton koha.net.
Pique ka folur edhe për golin e tij.
“Ishte një gol i rëndësishëm, na dha qetësi në mendje. Nuk do të thotë se nëse shënoj më shumë gola do të bëj sezon më të mirë, por individualisht po ndihem mirë këtë vit. Niveli kolektiv e ndihmon këtë gjë”, ka shtuar spanjolli.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen