Pep Guardiola thotë se Barcelona duhet të konsiderohet si e pafajshme derisa të provohet fajësia pasi Joan Laporta u akuzua për ryshfet për rastin Negreira.
Guardiola ishte trajner i Barcelonës midis 2008 dhe 2012, kohë në të cilën klubi pretendohet se ka bërë pagesa në drejtim të ish-shefit të gjyqtarëve, Jose Maria Enriquez Negreira.
Guardiola, i cili e udhëhoqi Barçën drejt tre titujve të njëpasnjëshëm të La Ligas dhe dy të tjerë të Ligës së Kampionëve në katër vitet e tij në krye, këmbënguli se suksesi i skuadrës së tij nuk kishte të bënte me gjyqtarët.
“Nuk e keni parë sa i mirë ishte ky ekip, ishte një skandal sa mirë luajtëm”, ka thënë Guardiola në një konferencë për shtyp.
“Kur të ketë një dënim do të jap mendimin tim. Barça është e pafajshme, Laporta është i pafajshëm, derisa të vërtetohet e kundërta”.
Laporta, i cili ishte president midis 2003 dhe 2010 dhe u kthye në këtë rol në vitin 2021, është akuzuar si i përfshirë në kryerjen e pagesave, të cilat Barça pretendon se ishin thjesht për Negreiran që ai të përpiloj raporte mbi gjyqtarët.
Guardiola rikthehet në aksion me ekipin e tij Manchester City këtë vikend, teksa ata do të presin në vikend ekipin e Brighton./Telegrafi/
Specialja: Katër të akuzuarit janë fajtorë përtej çdo dyshim...
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses