Pellegrini: Manchester City do të fitojë Ligën e Kampionëve

Malaga head coach Manuel Pellegrini of Chile gestures during the Champions League quarterfinal first leg soccer match between Malaga CF and Borussia Dortmund in Malaga, Spain, Wednesday, April 3, 2013. (AP Photo/Daniel Tejedor)

19:18 | 28 Shtator 2015
M. A.

Trajneri i Manchester City, Manuel Pellegrini ka thënë se është i bindur se skuadra e tij do të fitojë Ligën e Kampionëve dhe do të luajë mirë si Barcelona, ​​raporton Anadolu Agency (AA).

“Në dy vitet e fundit, u takuam me Barcelonën, po të ishim Villareal apo Malaga nuk do të shkonim kaq larg”, ka thënë Pellegrini.

Ai theksoi se në ekipin e tij luajnë lojtarë shumë të rinj në krahasim me klubet e tjera më të mira evropiane.

“Krahasuar me Barcelonën, Real Madridin, Bayern Munich apo Juventusin, ky është një ekip shumë i ri. Jemi ekipi më i ri nga të gjitha ekipet që kanë fituar Ligën e Kampionëve në dhjetë vitet e fundit. Kemi konsoliduar ekipin dhe na nevojitet pak kohë për tu zhvilluar”, ka thënë Pellegrini.

Ai shtoi se ekipi i tij ka potencial për të fituar Ligën e Kampionëve. “Jam absolutisht i bindur se do të fitojmë Ligën e Kampionëve. Ne duhet të jemi një ekip i fortë në Europë, por jo në dëm të Premier League-s. Mund të luajmë vetëm një lojë të keqe dhe të eliminohem, ndërsa në Premier League tolerohen gabimet. Nuk duhet të fokusohemi vetëm në një drejtim. Liga e Kampionëve duhet të jetë qëllimi ynë, por jo obsesioni ynë. Një ditë do të jemi të fortë sikur Barcelona”, konstaton Pellegrini.

Shpërndaje në rrjete sociale