Ish-sulmuesi i Barcelonës,Pedro ka zbuluar një histori interesante që kishte pas një konfrontimi që pati me ish-yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo.
Më 29 nëntor 2010, Barcelona e mposhti Real Madridin 5-0 në ndeshjen e parë El Clasico të trajnerit Jose Mourinho.
Pas gjysmë ore lojë, me rezultatin 2-0, topi doli jashtë vijave anësore dhe mysafirëve të Realit iu dha rivënia anësore.
Trajneri Pep Guardiola kapi topin dhe ia ofroi Cristiano Ronaldos, por kur portugezi iu afrua, trajneri i Barcelonës e hodhi në tokë.
Ish-sulmuesi i Real Madridit e shtyu Guardiolën dhe atëherë gjërat u shëmtuan kur disa lojtarë u bashkuan dhe u krijua një tollovi e madhe.
Andres Iniesta, Victor Valdes dhe Pedro Rodriguez u përballën me Ronaldon, i cili iu drejtua këtij të fundit për ta pyetur me ironi se kush ishte.
“Unë jam një kampion bote. Po ti?”, ishte përgjigja e Pedros kundrejt Ronaldos. /Telegrafi/
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...