Ish-arbitri i mirënjohur italian Paolo Tagliavento i ka fryrë bilbilit për 14 vite në Serie A, por tani është larguar për t’u bërë trajner në qytetin e lindjes.
46-vjeçari ka qenë një nga arbitrat më me eksperiencë i FIFA-s dhe UEFA-s mes 2007 dhe 2017, transmeton Telesport.
Pas pensionit nga pozicioni i arbitrit në maj, ai ka marrë rolin e trajnerit te Ternana, që ka rënë nga kategoria e Serie B sezonin e kaluar.
“Ternana Calcio me kënaqësi të madhe deklaron se Mr Paolo Tagliavento do të jetë trajneri i ri i ekipit,” shkruhet në faqen zyrtare të klubit.
“Një ish arbitër (221 ndeshje në Serie A, 28 në Champions League dhe 32 në Europa League) dhe një tifoz i Rossoverde, gjithmonë ka qenë një shembull për futbollin europian.
“Ai do të jetë menaxheri i ri i ekipit.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen