Osasuna e ka shkarkuar trajnerin Jan Urban pas rezultateve të dobëta në javët e fundit. Humbja e pësuar të shtunën me rezultat 2-0 nga Lugo, ishte humbja e katërt me radhë për skuadrën e Osasunas. Trajneri i skuadrës së të rinjve Jose Manuel Mateo do ta marrë drejtimin e skuadrës së parë për pjesën e mbetur të sezonit.
Pozita e trajnerit për Jan Urban rrezikohej që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur bordi i drejtorëve i kishte dhënë ultimatum. Pas këtij ultimatumi skuadra e Osasunas mori 14 pikë nga 18 të mundshme, dhe dukej se pozita e trajnerit më nuk i rrezikohej.
Por me humbjen e katërt me radhë dhe duke mos shënuar asnjë gol të vetëm në këto katër ndeshje, skuadra e Osasunas tani është shumë pranë zonës që dërgon skuadrat një kategori më poshtë.
Formën e dobët të Osasunas e dëshmojnë edhe statistikat, ngase skuadra gjendet në pozitën e katërt të skuadrave që kanë shënuar më së paku gola./arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...
Votat nga diaspora: LVV prin me 87.19% të votave të numëruar...