Një gol dhe tre pikë për Barcelonën ndaj Valencias

18:44 | 5 Mars 2023
Emir Abduramani

Barcelona ka fituar sot minimalisht me rezultat 1-0 ndaj Valencias.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Camp Nou” përfundoi me rezultatin 1:0.

Golin e parë dhe të vetëm për katalunasit e shënoi Raphinha, në minutën e 15-të.

Barça kishte mundësi të dyfishonte epërsinë në minutën e 55-të, por Ferran Torres dështoi nga pika e penalltisë.

Vendasit luajtën me një futbollist më pak nga minuta e 59-të, pasi Ronald Araujo u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Barcelona pas kësaj fitore ka 62 pikë dhe vazhdon kryesimin në tabelë, tani me dhjetë pikë më shumë se Real Madridi, që sonte luan ndaj Real Betisit.

Valencia është e parafundit me vetëm 23 pikë nga 24 ndeshje.

Të ngjashme