Neymar Junior rrezikon të humbasë ndeshjen me Manchester Cityn.
Sipas L’Equipe, sulmuesi i Paris Saint Germain ka probleme me kofshën dhe tashmë është i përjashtuar për sfidën në Ligue 1 kundër Nantes.
Por, ai është edhe në dyshim për sfidën e kthimit në Ligën e Kampionëve kundër Manchester City.
Sido që të jetë, City i ka 100% gati Kylian Mbappen dhe Lionel Messin, me të cilët do të tentojë një tjetër fitore, pas triumfit në sfidën e parë në Parc des Princes.
Sfida mes City dhe PSG do të zhvillohet me 24 nëntor, të mërkurën në stadiumin Etihad nga ora 21:00.
Do të jetë luftë për vendin e parë në Grupin A, pasi City prin me nëntë pikë, derisa Parisi ka në vendin e dytë tetë pikë. /express
Premtuan shërim jashtë shtetit: Policia arreston dy persona ...
U vetëplagos me armën e burrit dhe vdiq në sallën e operimit...
Gjilan: I mituri godet babanë me sëpatë, dërgohet në gjendje...
Mbi 40 të shoqëruar në polici pas protestës në Tiranë, ndër ...
DASH: Presim të bashkëpunojmë me Qeverinë e re të Kosovës
Sot rivarroset dëshmori Agron Gjocaj