Napoli fiton kundër Parmës, prapë nuk luan Rrahmani

20:11 | 31 Janar 2021
A Z

Napoli e ka mundur me rezultat 2-0 Parmën sonte në stadiumin “Diego Armando Maradona”. Për Napolin sot ka luajtur Elseid Hysaj si zëvendësues por jo edhe mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani

Edhe një natë për t’u harruar për Amir Rrahmanin.

Mbrojtësi i Kombëtares se Kosovës nuk ka luajtur kundër Parmës sonte me Napolin derisa ka qenë në bankën rezervë.

Napoli e nisi shumë mirë këtë ndeshjes derisa Elmas do të shënonte gol për napolitanët në minutën e 32-të te ndeshjes.

Me rezultat të ngushtë përfundoi edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë do të shënohej edhe një gol.

Kësaj radhe do të shënonte Politano në minutën e 82-të të ndeshjes.

Edhe në këtë ndeshje nuk kanë startuar Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani. Por, derisa Hysaj hyri në ndeshje në minutën e 77-të duke e zëvendësuar pikërisht Elmasin, golashënuesin e golit të parë, Rrahmani nuk ka luajtur asnjë minutë në këtë ndeshje.

Pas kësaj fitoreje, Napoli kalon në vendin e 4 me 37 pikë derisa lë pas Romën e Lazion që kanë pikë të njëjta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme