Mposhten Golden State, nuk ka festë pa Curry – Clippers pësojnë nga Suns

08:12 | 7 Janar 2022
A Z

Golden State Warriors janë mposhtur nga New Orleans Pelicans, derisa Phoenix Suns kanë mposhtur skuadrën e La Clippers.

Warriors kanë pësuar me rezultat 101 – 96, në një ndeshje ku pati shumë rotacione në formacion nga trajneri Steve Kerr, përcjell lajmi.net.

Më i dalluari te GSW ishte Andrew, me 21 pikë, 4 kërcime dhe një asistim, derisa paraqitje të mirë bëri edhe JK, me 13 pikë e gjashtë kërcime.

Në anën tjetër, në fitoren e Phoenix Suns, Chris Paul ishte në element duke regjistruar Triple-Double.

Paul realizoi 14 pikë, duke shtuar edhe 10 asistime dhe duke kapur 13 kërcime.

Suns triumfuan 106:86 në ndeshjen kundër LA Clippers.

Të ngjashme