AC Milan ka vendosur të dhurojë 250 mijë euro në iniciativën për të mposhtur koronavitusin.
Sot (e hënë) u morr vendimi që Seria A se bashku me të gjitha sportet në Itali të suspendohen deri në datën 3 prill 2020, transmeton portali arbresh.info.
Pas këtij vendimi kanë reaguar “Rosonerët” të cilët shpresojnë që më këtë para t’i ndihmojnë shtetit për të mposhtur virusin që është duke shkaktuar tmerr anë e mbanë botës.
Drejtori i Milanit, Ivan Gazdis ka thënë se në jetë ka gjëra më të rëndësishme se futbolli.
“Në jetë ka disa gjëra më të rëndësishme se futbolli. Të gjithë duhet të kemi kujdes, të veprojmë me përgjegjësi të lartë dhe të dëgjojmë këshillat e autoriteteve”.
“Me krenari tregojë se kemi vendosur të japim kontribut në mënyrë që të mbrojmë shëndetin e të gjithëve”, theksoi Gazdis.
https://twitter.com/acmilan/status/1237134361318903808
Ndeshjet e klubeve italiane në Evropa Ligë dhe Ligën e Kampionëve do të vazhdojnë të zhvillohen./arbresh.info.
Vit i jashtëzakonshëm për Dion Gallapenin, vlera e tij në tr...
Të kamufluar në një qese, parandalohet futja e dy telefonave...
Kurti në drekë pune me Ulutas, shpreh gatishmërinë dhe vulln...
Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...