Marc Marquez me Hondan e fitoi garën e Çmimit të Madh të Francës në Moto GP, zhvilluar në pistën e La Mansh.
Ishte ky suksesi i tretë radhazi për pilotin spanjoll, që konsolidon pozitat në krye të renditjes. Një triumf i merituar i Marquez, që konfirmon momentin e mirë që po kalon në kampionat, duke përfituar edhe nga gabimet e rivalëve të tij.
Në podium bashkë me Marquez u ngjitën edhe italianët Danilo Petrucci (Ducati Pramac) e Valentino Rossi (Yamaha), por që për asnjë moment nuk arritën të duelojnë e rivalizojnë me kampionin e botës në fuqi. Falë këtij triumfi, Marquez shkon në kuotën e 95 pikëve, shkëputur 36 pikë nga Vinales (i dyti) dhe 37 pikë nga Zarco (i treti në renditjen e përgjithshme).
Aksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, lëndohen pesë perso...
Tre të mitur gjejnë 100 euro në sheshin e Kamenicës, i dorëz...
KQZ: Përfundon numërimi në 9 QKN, vazhdon në 29 komuna të tj...
Policia: 18 vrasje në vitin 2025, afro 113 milionë euro aset...
Punonjësit e Policisë në Shqipëri marrin shpërblim në fund t...
Spiropali në pritjen e fundvitit: Diaspora shqiptare, pjesë ...