Blerja e re e Manchester Unitedit, Odion Ighalo, është duke u stërvitur larg klubit këtë javë, si masë parandaluese, duke ditur se ai ka ardhur nga Kina.
Unitedi ka vendosur të mos e lejojë Ighalon të stërvitë në qendrën stërvitore të klubit, për shkak të rrezikut nga koronavirusi, sëmundja që e ka goditur Kinën dhe është shpërndarë edhe në vende tjera të botës, transmeton Gazeta Express.
30-vjeçari pritet të udhëtojë me skuadrën e Unitedit për ndeshjen e së hënës kundër Chelseat.
BBC merr vesh se Ighalo është duke u stërvitor me ndihmën e klubit duke e përdorur një program të personalizuar të fitnesit, në mënyrë që të jetë gati për ndeshjen ndaj Chelseat në Premierligë.
Ai është duke e bërë këtë në qendër të qytetit, në Qendrën Nacionale të Taekwondos, pranë banesës ku është duke jetuar ai tash e 11 ditë që prej ardhjes në Angli.
Ighalo i është bashkuar Unitedit në formë huazimi deri në fund të sezonit nga klubi i Superligës kineze, Shanghai Shenhua.
Osmani pas deklaratave të Trump në Bordin e Paqes: Kosova so...
Celje realizon ndaj Dritës
Kurti mbledh nesër në mëngjes ministrat
Kancelari Merz uron Kurtin: Bashkëpunim i fuqishëm Gjermani–...
Blero po bëhet baba për herë të dytë, kësaj radhe i një djal...
Zhduken 2 alpinistë në Alpet greke, nisin kërkimet me grupe ...