Romelu Lukaku ka zbarkuar në Itali, me sulmuesin që është gati tashmë të rikthehet zikaltër.
Belgu është pritur me entuziazëm nga tifozët interistë të cilët në kor thërrasin emrin e sulmuesit, i cili në këtë mënyrë do të nisë edhe eksperiencën e dytë te Interi.
Belgu vjen me anë të formulës së huazimit për 1 vit nga Chelsea, teksa dështoi të shfaqte cilësitë me londinezët ndërsa italianët pasi e shitën për 100 milionë euro tashmë paguajnë vetëm tetë milionë euro në drejtim të Bluve të Londrës.
?EXCLUSIVE? Romelu Lukaku just landed in Milano, medical tomorrow! pic.twitter.com/mcx6lZp8mz
— Saeed (@SaeedDeadInside) June 28, 2022
Sakaq, sapo ka shkelur në Milano, Lukaku është pritur nga tifozë të shumtë të Inter të cilët kanë nisur menjëherë të thërrasin në kor emrin e tij.
Nuk mungoi edhe një përshëndetje nga ana e Lukakut në drejtim të tifozëve, ndërsa do të provojë edhe një tjetër herë që t’i bëjë të dashurohen pas tij me golat vendimtarë që priten të vijnë nga këmbët e 29-vjeçarit.
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave