Erling Haaland mund të luajë këtë vit.
Ditë më parë, babai i lojtarit tha se duket e pamundur që Haaland të zbresë në fushë në vitin 2021, për të cilin tha se po punon shumë që të startojnë 2022-shin siç duhet.
Megjithatë, trajneri i Borussia Dortmund, Marco Rose, ka dhënë lajmin e mirë për njërin prej sulmuesve më të mirë të momentit.
“Jemi optimist se Haaland mund të luajë edhe këtë vit”, tha trajneri,
Haaland ka pasur probleme me ijën që nga fillimi i tetorit.
Deri atëherë, ai ishte në super formë, kishte shënuar 13 gola në 10 paraqitje. /express