Barcelona ka ngushtuar ndjeshëm diferencën me Real Madridin në numrin total të fitoreve në përballjet historike të njohura si “El Clasico”.
Në javën e 35-të të La Ligës, skuadra e drejtuar nga trajneri Hansi Flick triumfoi ndaj kampionëve aktualë të Spanjës, Real Madridit, me rezultat të ngushtë dhe spektakolar 4-3, në një ndeshje që ofroi emocione të mëdha dhe gola të shumtë.
Me këtë fitore të fundit, Barcelona e çon në 104 numrin e fitoreve në përballjet zyrtare kundër Real Madridit, duke mbetur vetëm një ndeshje prapa rivalëve të tyre, të cilët kanë 105 fitore.
Në total, dy gjigantët spanjollë janë përballur 261 herë në të gjitha garat, me 52 nga këto sfida që kanë përfunduar në barazim.
Kjo e dëshmon edhe një herë se rivaliteti ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit mbetet një ndër më të ashpërit dhe më të ngushtit në historinë e futbollit botëror.
Fitorja e Barcelonës vjen si një tjetër sinjal i rikthimit të formës dhe ambicieve të skuadrës katalanase nën drejtimin e Flick, i cili ka premtuar një epokë të re për klubin.
Nga ana tjetër, Real Madridi do të kërkojë ta ruajë epërsinë historike, me trajnerin e ri, me shpresën se përballjet direkte dhe lufta mes këtyre dy superfuqive do të vazhdojë. /Telegrafi/
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit